Së paku 16 persona kanë vdekur dhe më shumë se 100 të tjerë janë plagosur, pasi një aeroplan trajnues i forcës ushtarake të Bangladeshit është përplasur në një Kampus shkollor në kryeqytetin Daka, konkretisht në Shkollën dhe Kolegjin “Milestone”, në periferi të Uttaras.
Ushtria e Bangladeshit ka konfirmuar se në aksident është përfshirë një fluturake e saj.
Më shumë se 50 persona – përfshirë fëmijë dhe të rritur – janë dërguar në Spital me djegie të thella – ka bërë të ditur një mjek në Institutin Kombëtar të Kirurgjisë Plastike dhe Djegieve, raporton BBC.
Në një deklaratë të lëshuar nga Ushtria thuhet se “fluturakja ushtarake trajnuese F-7 BGI e Forcave ajrore bangaldeshiane është përplasur në Uttara”. Aksidenti raportohet të ketë ndodhur në ora 13:06 – sipas kohës lokale.
Kryeministri i Qeverisë së përkohshme të Bangladeshit Muhammad Yunus ka thënë se do të merren “të gjitha masat e nevojshme” për të hetuar shkakun e incidentit dhe se do të sigurohet gjitha ndihma e nevojshme qeveritare.









