Balli Kombëtar pjesë e listës së LDK-së

Lidhja Demokratike e Kosovës, është deklaruar për koalicionin parazgjedhor të arritur me Partinë e Drejtësisë dhe Ballin Kombëtar, ku këto dy të fundit do të jenë në listën e LDK-së për zgjedhjet e 7 qershorit.


Në njoftim thuhet se, ky bashkëpunim përfaqëson një bashkim vlerash, përgjegjësie politike dhe vizioni të përbashkët për një Kosovë më të zhvilluar, më të drejtë dhe më të dinjitetshme për qytetarët e saj.

Postimi:


Partia e Drejtësisë dhe Balli Kombëtar në listën e Lidhjes Demokratike të Kosovës!

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, ka nënshkruar marrëveshje parazgjedhore me Partinë e Drejtësisë dhe Ballin Kombëtar, për të garuar së bashku në zgjedhjet e 7 qershorit.

Partia e Drejtësisë do të garojë në listë me Ferid Aganin. Përderisa Balli Kombëtar me Alban Hotin.


Ky bashkëpunim përfaqëson një bashkim vlerash, përgjegjësie politike dhe vizioni të përbashkët për një Kosovë më të zhvilluar, më të drejtë dhe më të dinjitetshme për qytetarët e saj. Si dhe është pjesë e përpjekjes së LDK-së për të ndërtuar një shumicë të re politike që e nxjerr vendin nga kriza, e hap zhvillimin, e kthen shpresën dhe e udhëheq Kosovën me maturi e dinjitet.

Kosova ka nevojë për përgjegjësi, shpresë dhe për LDK-në!

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit