Edhe deputetja e LDK-së në Kuvendin e Kosovës Hykmete Bajrami ka reaguar pas kërkesës së Albin Kurti.
“Albin Kurti sapo na ftoi me ia bë kuorumin. Tha: “E tërheq kandidaten që i mori zero vota, e lë atë që i mori 64 vota; ejani ju me kundërkandidat dhe vazhdojmë.”
Albin, krejt Kosova po e di që ia ke mësy me kapë shtetin, por kjo nuk do të ndodhë.
Qytetarët gjithashtu e kanë kristal të qartë se kush po i dërgon prapë në zgjedhje. Kot i mban 20 konferenca brenda ditës.” , shkroi Bajrami.









