Bajrami nga foltorja e Kuvendit: Do t’i drejtohemi sërish Kushtetueses

Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës ka dështuar sërish, por deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës po vazhdojnë qëndrimin në sallë, duke shprehur pakënaqësinë për situatën e krijuar.

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka mbajtur një fjalim para deputetëve të pranishëm, duke theksuar se për shkak të ngërçit të vazhdueshëm do të kërkohet edhe një herë interpretim nga Gjykata Kushtetuese.

“Do të duhej të flisni për 137 milionë euro tenderë të negociaur në KEK, do të duhej të flisnim për gjashtëfishimin e importit të energjisë elektrike në krahasim me qershorin 2024, por këta e kanë blloku Kuvendin sepse dëshirojnë të punojnë për mafinë energjetike…”

Bajrami shprehu zhgënjimin me mënyrën se si po menaxhohet situata, duke mos kursyer kritikat:

“…do të detyrohemi t’i drejtohemi sërish Gjykatës Kushtetuese, por kësaj here që ta kemi parasysh se nuk kemi të bëjmë me njerëz normal, nuk kemi të bëjmë me njerëz që dijnë me i lexu vendimet e Gjykatës Kushtetuese, duhet ta kenë të qartë me kë kemi të bëjmë”, u shpreh ajo.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit