Bajrami: Nëse shkojmë në zgjedhje, as vota për kryetar Kuvendi s’ka me pasë

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka komentuar deklaratën e kryeministrit Albin Kurti, i cili kërkoi si garanci 85 vota për presidentin pas takimit me kreun e LDK’së, Lumir Abdixhiku.

Bajrami me anë të një shkrimi në ‘Facebook’ tha se gjatë vitit 2021 përveçqë kandidatja për presidente, Vjosa Osmani, s’ishte koncensuale, s’i kishin as 80 vota.

“Në vitin 2021, as nuk i kanë pasë 80 vota të sigurta, as kandidatja s’ka qenë konsensuale. Sot, Kurti po kërkon figurë jopartiake/unifinuese dhe garanci me 85 vota”, ka deklaruar Bajrami.


Ajo tha se nëse shkohet sërish në zgjedhje parlamentare, s’do të ketë vota as për kryetar të Kuvendit e lëre më për presidente.

“Pra, prej bllokade në bllokadë, prej krize në krizë, me rëndësi Kurti të ketë kontroll të plotë mbi buxhetin dhe institucionet. Të mjerët ne kush po na udhëheqë! Uroj ta kuptojmë sa më parë”, ka thënë Bajrami.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit