Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka bërë me dije se Albin Kurti është duke e çuar prapë vendin në zgjedhe.
Ajo ka vlerësuar se Kurtit nuk i rrihet pa kriza.
Në profilin e saj në Facebook, Bajrami ka shkruar për pasoja që mund t`i ketë vendi për shkak të jostabilitetit politik.
“Në vitin 2025 janë mbajtë rreth 60 seanca për ta bërë Albulenën kryetare të Kuvendit dhe asnjë seancë për të bërë ndonjë zgjidhje për qytetarët e vendit. Kur ata nuk arritën ta bëjnë kryetaren e Kuvendit, e çuan vendin në zgjedhje. Sot, thonë: “kryetarin e Kuvendit e japim” por presidentin e dojmë me çdo kusht. Dhe për këtë, Kurti prapë po e çon vendin në zgjedhje, madje po paralajmëron edhe zgjedhje të tjera pas atyre që do të mbahën në qershor. Në ndërkohë: Çmimet rriten çdo ditë. Rinia po ikë. Albini i ka 51%. Me minoritetet – 66 deputetë”, ka shkruar ajo, duke dhënë detaje tjera.
“E ka qeverinë krejt vetë, me 19 ministri e 4 miliardë euro buxhet në dispozicion. Por të gjitha këto nuk po i mjaftojnë. Kërkon pushtet më shumë se përgjegjësi. Ai po kërkon me sundu jo me qeverisë. Dhe meqë është derivat i krizave nuk i rrihet pa krizë, por ta dini se kostot e sjelljeve të tij janë dëme të pariparushme jo vetëm për qytetarët, por edhe për shtetin e Kosovës. Kosova e ka armikun e jashtëm, e dimë të gjithë cili është, por jostabiliteti politik është armiku më i madh brenda vendit”, ka shkruar ajo.









