spot_img
Monday, December 15, 2025
spot_img

Bajrami: Kurti propagandoi për humbjet e ndërmarrjeve publike – Mos ik, eja në debat

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka sfiduar me debat kryeministrin Albin Kurti, duke e demantuar për një deklaratë që ky i fundit bëri në një tubim në Podujevë.

Përmes një video-adresimi, Bajrami u shpreh se është gënjeshtër që ndërmarrjet publike qendrore kanë operuar me humbje para se të vinte ai në pushtet.

“Konkretisht, [Kurti] paska përmend vitet 2016-2019, dhe paska thënë që humbja akumulative e këtyre ndërmarrjeve paska qenë 59 milionë euro. Ndërkohë, sipas tij, pas ardhjes së LVV-së në pushtet, në vitet 2021-2023, këto 17 ndërmarrje publike qendrore paskan gjeneruar fitim prej 139 milionë euro. Sinqerisht, nuk e di se si kryeministri në ikje jep deklarata dhe shifra të tilla kur e di që ne jemi këndej pari dhe i lexojmë raportet”, u shpreh Bajrami.

Ajo i quajti “propagandë” dhe të “pavërteta” këto deklarime.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit