Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas takimit mes partive parlamentare lidhur me gjetjen e zgjidhjes pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
Bajrami kritikoi ashpër qasjen e deputetit të VV-së, Albin Kurti, duke theksuar se dy propozimet e tij për kompromis nuk përbëjnë zgjidhje reale.
Sipas Bajramit, Kurti ka propozuar një komision me votim të fshehtë që më pas do të rrëzohet me votë dhe një votim të hapur për kryetarin e Kuvendit në rast se kandidon Albulena Haxhiu.
Ajo theksoi se “kjo nuk është kompromis, por shkelje flagrante e rendit kushtetues.”
Deputetja shtoi se “demokracia nuk funksionon me pazare të fshehta, por me respekt të plotë të Kushtetutës,” duke i bërë thirrje aktorëve politikë për transparencë dhe zbatim rigoroz të ligjit.