spot_img
Monday, December 15, 2025
spot_img

Bajrami: Krerët e UÇK’së në Hagë po mbahen në një dhomë të ngushtë, Millosheviq kishte edhe zyre pune

Profesori i së drejtës kushtetuese, Arsim Bajrami, me anë të një konference për media bashkë me dy profesorë të tjerë kanë prezantuar një studim që identifikon shkeljet e Gjykatës Kushtetuese.

“Një studim që ka të bëjë me vërejtjet dhe kritikat ndaj Gjykatës Speciale. Në një mënyrë, kumtesën time e kam emërtu “30 shkeljet e Gjykatës Kushtetuese”. Fillimisht kam bërë një qasje të shkeljeve parimore, pastaj shkeljeve eksplicite dhe kam treguar pse në aktakuzë supozon që UÇK ka kryer krime apo Ndërmarrja e Përbashkët Kriminale është e paqëndrueshme dhe kritikat për shtetin e Kosovës”, ka thënë pos tjerash Bajrami.

Ai ka thënë ndër të tjera se qytetarët e Kosovës nuk kanë asnjë kusht pos një dhomë të ngushtë. Profesori Bajrami ka shtuar se kur gjykohej Millosheviqi, kishte ambiente familjare e zyra pune.

“Qytetarët e Kosovës nuk kanë asnjë kusht, përpos një dhome të ngushtë. Sllobodan Millosheviq përpos ambienteve familjare ka pasur edhe zyre pune, i kanë dhënë status të ish—presidentit, një krimineli të luftës, Kasapit të Ballkanit që vetë e kanë quajt, i kanë dhënë zyre pune kurse ish-presidentin tonë e trajtojnë si një qytetar të rëndomtë. Kosova është shembull në bashkëpunim me tribunalet ndërkombëtare”, ka thënë tutje ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit