spot_img
spot_img
Monday, March 16, 2026
spot_img
spot_img

Bajrami: Kosova rrezikon të kthehet nga një shtet që humb vite në një shtet që po humbet ndër vite

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka komentuar raportin e Parlamentit Evropian të publikuar me 6 mars, e ku thuhet se viti 2025 ishte vit i humbur për Kosovën, për shkak të paralizës politike pas zgjedhjeve të shkurtit 2025.


Bajrami për këtë e ka fajësuar Lëvizjen Vetëvendosje.

“Pas një viti të humbur në 2025, humbja po vazhdon edhe në 2026, Kosova është me Kuvend të suspenduar deri më 31 mars e më pas, sipas të gjitha gjasave, zgjedhje parlamentare sepse LVV i do krejt për vete dhe asgjë për Kosovën. LVV/Albin Kurti po krijon situata të tilla edhe pse fitoi 51% sillet me arrogancë, refuzim marrëveshjesh politike, refuzim kompromisi e bllokada institucionale dhe rezultati: Kosova po shkon drejt zgjedhjeve të reja parlamentare (të tretat në më pak se 15 muaj), me rrezik të paralizës së plotë institucionale pasi kemi vetëm disa muaj kur edhe Gjykata Kushtetuese do të mbetet pa kuorum. Kjo nuk është demokraci, ky është pengim i qëllimshëm i institucioneve”, ka shkruar Bajrami.


Ajo po ashtu ka thënë se nëse vendi vazhdon me strategjinë sipas saj të LVV-së, atëhere Kosova rrezikon të kthehet nga një shtet që humb vite në një shtet që po humbet ndër vite.

“Nëse vendi vazhdon me strategjinë e LVV/Albin Kurtit: “zgjedhje – refuzim kompromisi – bllokadë – zgjedhje të reja”, Kosova rrezikon të kthehet nga një shtet që humb vite në një shtet që po humbet ndër vite. Andaj ka ardhur koha për reflektim të vërtetë qytetar, t’i themi stop arrogancës së partive politike, atyre që shtetin po e konsiderojnë si lodër argëtimi. Askush, ama askush nuk ka të drejtë të abuzojë me besimin e qytetarëve”, ka shkruar ajo në Facebook.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit