spot_img
spot_img
Friday, December 19, 2025
spot_img
spot_img

Bajrami e prerë: Assesi nuk qeverisim me VV-në, ka unitet për këtë në LDK

“Assesi nuk qeverisim me Vetëvendosjen…ka unitet për këtë në LDK”.

Kështu e preu sërish qëndrimin Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami.

“Ne kemi pasur qëndrim të qartë. Para, gjatë dhe pas fushatës – që LDK nuk shkon në koalicion me Vetëvendosjen.Është një situatë komplet ndryshe, janë disa faktorë që kanë sjellë në vendim të tillë. Ne kemi përvojë koalicioni me VV-në. E kemi parë edhe pastaj keqqeverisjen e VV në krjet mandatin. Progres asnjë fushë, asnjë projekt. Përpjekjet e tyre për autokraci”, tha ajo.

“Linçimi dhe denigrimi që na e kanë bë…ata kanë edhe kanë ofenduar elektoratin, mbi 170 mijë votues të LDK-së. Krejt këto e kanë bë të tejkalueshme, që ne asnjë mënyrë nuk mund të qeverisim me ta. Hendekun e ka krijuar vetë Vetëvendosja…Kemi unitet sa i përket Vetëvendosjes, ka qenë edhe zotim i yni elektoral…që ne nuk mund të assesi të qeverisim me ta”, tha ajo.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit