spot_img
spot_img
Tuesday, February 24, 2026
spot_img
spot_img

Bajraktari mohon raportimin se po lobon për t’u bërë president: Vazhdoj me përkrahje për Vjosa Osmanin

Harry Bajraktari, veprimtar shqiptar nga ShBA, ka reaguar pas raportimit se po lobon për t’u bërë president.

Bajraktari ka vlerësuar se lajmi është i pavërtetë.

Postimi i plotë:

Artikulli i publikuar nga gazetari Xhemajl Rexha, në të cilin pretendohet se unë po loboj në Shtetet e Bashkuara kundër Presidentes Vjosa Osmani, është plotësisht i pavërtetë.

E ftoj publikisht të paraqesë qoftë edhe një fakt të vetëm që dëshmon se unë kam punuar kundër Presidentes Vjosa Osmani, apo kundër ndonjë Presidenti apo Kryeministri të Republikës së Kosovës. Një pretendim i tillë është i pabazë dhe absurd!

Unë e kam mbështetur publikisht Presidenten Vjosa Osmani dhe vazhdoj të qëndroj pas vlerësimit tim se, ajo është kandidatja e duhur për një mandat të dytë si Presidente e Kosovës.

Gjatë gjithë jetës sime jam angazhuar për forcimin e institucioneve të Kosovës. Siç e kam theksuar edhe më herët, për mua KOSOVA ËSHTË MBI GJITHÇKA!

Për të shmangur çdo keqinterpretim, po e them qartë sërish:
NUK KAM AMBICIE PËR T’U BËRË PRESIDENT I KOSOVËS.

Kjo në asnjë mënyrë nuk e zbeh angazhimin tim për Kosovën. Synimi im është anëtarësimi i Kosovës në NATO brenda pak viteve të ardhshme, dhe në këtë drejtim punoj çdo ditë me Shtëpinë e Bardhë dhe Kongresin e Shteteve të Bashkuara 🇽🇰🇺🇸

Me respekt,
Harry Bajraktari

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit