spot_img
spot_img
Tuesday, February 10, 2026
spot_img
spot_img

Bajqinovci – Stanos: Qasje e pabarabartë e BE-së, asnjë masë ndaj Serbisë që bllokon kufijtë me banditë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka reaguar ndaj zëdhënësit të BE-së, Peter Stano, lidhur me barrikadat nga serbët në kufi me Kosovën.

Ai ka thënë se BE-ja krejt çka thotë për bllokimin e kufijtë nga banditë të maskuar nga Serbia është se ka qenë i paligjshëm.

Tutje, Bajqinovci ka shtuar se kështu i ka quajtur edhe mbylljen e strukturave ilegale serbe në Kosovë nga Policia, derisa Kosovën BE e kërcënonte me masa të reja.

“Serbia bllokon kufijtë me bandita të maskuar me lejen e shtetit, ndërsa BE-ja krejt çka thotë është se bllokimi na paska qenë i paligjshme. Nuk ka asnjë konsekuencë për palën serbe. Mbyll kufijtë, sulmon me paramilitarë-terroristë një shtet tjetër dhe masat mungojnë.

Të jashtëligjshme janë edhe strukturat ilegale serbe në Kosovë, por kur Policia i mbylli ato, BE-ja e kërcënonte Kosovën me masat të reja. Kjo haptazi është qasje e pabarabartë”, shkruan ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit