Bajqinovci pas aksidentit me vinç në Prishtinë: Komuna të rrisë kontrollet në punishte

Deputeti i zgjedhur i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka reaguar pasi humbi jetën një i ri në Rrugën A sot.


Përmes një postimi në rrjetet sociale, Bajqinovci i shprehu ngushëllime familjes së viktimës dhe uroi shërim të shpejtë për të lënduarit.

“Vdes një i ri pas rënies së vinçit në Prishtinë dhe disa punëtorë u lënduan pasi një kran u rrëzua në Lagjen e Spitalit në Prishtinë. Ngushëllime familjes për vdekjen e të riut, ndërsa të lënduarve u uroj shërim të shpejtë dhe të plotë”, ka shkruar Bajqinovci.


Ai ka kërkuar nga Komuna e Prishtinës që të shtojë kontrollet dhe inspektimet në të gjitha punishtet, me qëllim parandalimin e rasteve të ngjashme.

“Komuna e Prishtinës ka përgjegjësi të rrisë kontrollet dhe inspektimet në të gjitha punishtet, në mënyrë që të parandalohen aksidente të tilla dhe të mbrohen jetët e punëtorëve”, ka theksuar ai.

Bajqinovci ka drejtuar kritika edhe ndaj kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, duke thënë se prioritet duhet të jetë siguria e qytetarëve.


“Kryetari Përparim Rama duhet të fokusohet në problemet reale të qytetit dhe në sigurinë e qytetarëve, e jo në tema gjeopolitike”, ka shtuar Bajqinovci.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit