spot_img
spot_img
Wednesday, February 11, 2026
spot_img
spot_img

Bajqinovci: Ka përfunduar koha kur Vuçiqi kishte ndikim mbi veriun e Kosovës

Deputeti nga Lëvizja Vetvendosje, Mefail Bajqinovci, përmes një postimi në rrjetin social facebook , thotë se kërcënimi i Vuçiqit është një përpjekje për të ushtruar presionin mbi QUINT-in, me shpresën që ky presion ti kthehet Kosovës.

Bajqinovci thotë se ka përfunduar koha kur Vuçiqi kishte ndikim mbi veriun e Kosovës.

“Kërcënimi i Vuçiqit për 72 orë është një përpjekje për të ushtruar presion mbi QUINT-in, me shpresën që ky presion të përçohet mbi Kosovën. Mirëpo, koha kur Vuçiqi kishte ndikim mbi veriun e Kosovës ka përfunduar. Mbyllja e institucioneve ilegale serbe dhe forcimi i sundimit të ligjit në këtë pjesë të vendit, dëshmojnë qartë se Kosova është e pathyeshme në ruajtjen e integritetit të saj territorial dhe në ndërtimin e një të ardhmeje të sigurt për të gjithë qytetarët”, shkroi ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img
- MARKETING - Epoxy Amerikanspot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit