Deputeti i VV-së, njëherit kandidat edhe për një mandat nga Vetëvendsoje, Mefail Bajqinovci, ka thënë se opozita mbetet në një rrugë pa ide.
“Në një kohë kur qeveria po sjell rezultate konkrete dhe zhvillime pozitive për qytetarët, opozita zgjedh të mbetet në një rrugë pa ide dhe pa përmbajtje”, ka shkruar Bajqinovci.
Ai poashtu ka thënë se opozita nis kauza që nuk zgjasin më shumë se tri ditë, dhe se e vetmja alternativë për një Kosovë të mirë mbetet partia në pushtet.
Postimi:
Asnjë kauzë e opozitës nuk ka zgjatur më shumë se tri ditë. Ata nuk mbahen mend për ndonjë kontribut apo nismë që ka sjellë përmirësime për qytetarët. Përkundrazi, gjithçka që kanë ofruar janë shpifje, dezinformata dhe tentativa për të shpërndarë frikë dhe pasiguri.
Në një kohë kur qeveria po sjell rezultate konkrete dhe zhvillime pozitive për qytetarët, opozita zgjedh të mbetet në një rrugë pa ide dhe pa përmbajtje.
E ardhmja është e qartë: s’ka kthim mbrapa! Vazhdimësia e punës dhe progresit është e vetmja alternativë për një Kosovë më të mirë.









