spot_img
Tuesday, December 16, 2025
spot_img

Bajerni, Çelsi dhe Liverpuli tregohen të pamëshirshme, Vinicius “tallet” me Juven dhe i jep fitoren Realit; Atalanta dhe Totenhemi ndahen në paqe

Kanë përfunduar ndeshjet e mbrëmjes në Champions League. Në “Allianz Arena”, Bajerni i mynihut triumfoi me shifrat 5-0 ndaj Klub Bryzhit me golat e Karl Lenart në minutën e 5, Herri Kejn në minutën e 14, Luis Diaz në minutën e 34 dhe Nikolas Xhekson në minutën e 79.

Në “Stamford Bridge”, Chelsea mposhti 5-1 Ajaksin. Holandezët e nisën shumë keq takimin, duke mbetur me 10 lojtarë që në minutën e 17. Kenet Tejlor u ndëshkua direkt me karton të kuq pas ndërhyrjes kafëshrore ndaj Fakundo Buonanote.

Një minutë më pas Mark Guiu dërgoi topin në rrjetë pas asistit me kokë nga Uesli Fofana. Në minutën e 26, Moises Kaisedo dyfishoi shifrat me një gol të bukur nga distanca.

Në minutën e 33, Ut Uegorst ngushtoi shifrat për holandezët nga pika e bardhë e penalltisë, pas pengimit brenda zonës të Raul Moro. Në minutën e 45, Enzo Fernandez shënoi golin e tretë për “Blutë” nga penalltia. Në minutën e fundit shtesë, Estevao shënon golin e katërt, sërish nga 11-metrat.

Sapo nisi pjesa e dytë dhe më konkretisht në minutën e 48, Tiriki Xhorxh pesëfishoi shifrat për “Blutë e Londrës”.

Në Frankfurt, Liverpuli u rikthye te fitorja pas humbjes nga Gallatasaraji pak javë më parë. Të kuqtë triumfuan me shifrat 1-5 përballë Ajntrahtit të Frankfurtit në trasfertë. Edhe pse vendasit kaluan të parët në avantazh me Kristensen në minutën e 26, Liverpuli përmbysi shifrat për 4 minuta. Hugo Ekitike barazoi shifrat në minutën e 34, pas një kundërsulmi të shpejtë dhe asistit të Endi Robertson.

Në minutën e 38, Virgjil van Dajk shënoi me kokë pas krosimit nga këndi nga Kodi Gapko. Në fund të pjesës së parë, Konate shënon golin e tretë.

Në minutën e 66, Gakpo katërfishoi shifrat për ekipin e Arne Slot, por nga ana tjetër kompletoi edhe dopietën e tij personale.

4 minuta më vonë, Shoboslai gjeti edhe golin e pestë për kampionët e Anglisë.

Në “Santiago Bernabeu”, Reali triumfoi minimalisht 1-0 ndaj Juventusit. Duhej të kalonin 57 minuta që të zhbllokohej reuzltati.

Pasi mori një pasim nga Arda Gyler, Vincius ishte i papërmbajtshëm në krahun e majtë, ku u “tall” keq me mbrojtjen e bardhezinjve, por braziliani ishte i pafat, pasi goditja e tij u ndal nga shtylla.

Xhud Belingam u gjend në kohën dhe në vendin e duhur, anglezi shtyu topin në rrjetë. Ky ishte goli i parë për Belingham për këtë sezon dhe erdhi pikërisht në një supersfidë të tillë si ajo ndaj Juventusit.

Me këtë humbje, duket se Igor Tudor i ka orët e numëruara në stolin e skuadrës italiane.

Marseja u mposht në transfertë nga Sportingu i Lisbonës me shifrat 2-1. Francezët kaluan të parët në avantazh me Igor Paiksao në minutën e 14. Në fundin e pjesës së parë skuadra e drejtuar mga Roberto De Zerbi mbeti me 10 lojtarë, pasi Emerson u ndëshkua me karton të kuq.

Në minutën e 69, Sportingu barazoi shifrat me Katamo. Kur mendohej se të dyja skuadrat do të shtrëngonin duart, portugezët gjetën golin e përmbysjes me Alison Santos në minutën e 86.

Në dy sfidat e tjera, mungoi goli. Atalanta-Slavia e Pragës dhe Monako-Totenhem u mbyllën me rrjeta të paprekura.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit