Bahtiri: Urime ura e re gjithë Kosovës, jam tepër i lumtur

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri, është paraqitur sot i buzëqeshur në ambientet e Kuvendit të Kosovës, duke mos fshehur entuziazmin për një zhvillim të rëndësishëm në Mitrovicë.

Në një prononcim të shkurtër për media, Bahtiri ka bërë të ditur se arsyeja e gëzimit të tij është hapja e urës së re mbi lumin Ibër, e cila sipas tij tashmë është e lirë për të gjithë qytetarët.

“Urime ura e re gjithë Kosovës. Kënaqësi e veçantë sot, e kemi urën e hapur. Është e lirë për të gjithë qytetarët që lidh dy brigjet e lumit Ibër. Kështu që jam tepër i lumtur”, u shpreh Bahtiri.

I pyetur për konstituimin e Kuvendit, Bahtiri zgjodhi të mos komentojë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit