Bahtiri me një “thirrje vëllazërore” partive për unitet: S’kemi luksin të shkojmë dy herë brenda vitit në zgjedhje

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Agim Bahtiri, bëri thirrje për unitet në shërbim tê formimit të qeverisë.

Ai tha se Kosova s’e ka luksin të shkojë në zgjedhje parlamentare dy herë brenda vitit, duke ftuar të zgjedhurit ta ndjejnë përgjegjësinë ndaj atyre që i kanë votuar dhe të shmanget destabiliteti.

Postimi i plotë:

UNITETI është obligim kombëtar, jo zgjedhje!
_
Të nderuar kolegë deputetë dhe liderë partiakë,

Si deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës ndjej përgjegjësi, që të iu drejtohem me një thirrje vëllazërore:

Kjo javë, deri të dielën më 26 tetor, është afati për formimin e Qeverisë së re. Kosova nuk ka luksin të shkojë në zgjedhje të reja parlamentare dy herë brenda një viti!

Armiqtë tanë dëshirojnë të na shohin të përçare dhe të dobët, por ne duhet të jemi më të bashkuar dhe më të fortë se asnjëherë më parë sepse sa herë që atdheu jonë ka qenë në vështirësi, bashkimi ka qenë “arma” më e fortë me të cilën i kemi bërë ballë çdo armiku!

Mos lejoni që interesat personale apo partiake të na pengojnë në rrugën drejt progresit. Kosova jonë meriton stabilitet, jo kaos; meriton punë, jo zgjedhje të pafundme që harxhojnë energjinë dhe besimin e qytetarëve.

Ne jemi zgjedhur për t’i shërbyer popullit, jo për ta lënë në errësirë. Ta ndiejmë përgjegjësinë e madhe ndaj atyre që na kanë votuar, ndaj historisë sonë të vuajtur dhe ndaj të ardhmes së fëmijëve tanë.

Tani është koha të njohim njëri-tjetrin, kush do të dalë atdhedashës e kush përçarës!

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit