Agim Bahtiri nga Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se “Albin Kurti është shkëmb që nuk thehet dot”.
Sipas tij, të tjerët janë bërë bashkë për mbijetesën politike.
“ALBIN KURTI është shkëmb që nuk thehet dot!
Historia nuk ka parë kurrë një fitore që vjen nga bashkimi i atyre që nuk besojnë as te vetja e tyre. Janë bërë bashkë jo për të mirën e Kosovës, por për mbijetesën e tyre politike.
Ky bashkim është thirrje për ndihmë, jo ofertë për qeverisje”, ka shkruar ai.









