Baby G ka qenë banorja e radhës që u eliminua nga Big Brother VIP Albania 5 këtë të shtunë.
Ajo ishte në një televotim me Mirin, Inën, Gretën dhe Rogertin.
Pas daljes nga ky format, këngëtarja në studio tha se nuk e ka gjetur veten brenda.

Foto: Instagram
Gjithashtu theksoi se njerëzit janë shumë false dhe se do që të ketë në atë spektakël më shumë gjëra të vërteta.
“Për mua nuk është dukur si rrugëtim i shkurtër, tri javë janë duk si tre muaj atje brenda. E kam shijuar shumë si eksperiencë”, u shpreh ajo.
Tutje shtoi: “Me të thënë të drejtën, janë shumë aktorë njerëzit aty brenda, janë shumë false edhe s’kam mundur të gjej veten siç dua unë, jam shumë e drejtpërdrejt dhe pozitive. Dua të shoh disa gjëra reale”.
Para kësaj, Baby G ka qenë pjesë edhe e reality shout “Ferma VIP”, në edicionin e parë.










