Qeveria e Kosovës ka emëruar sot Hysen Muzliukajn në pozitën e drejtorit të Përgjithshëm të Institutit të Kosovës për Administratë Publike (IKAP).
Por emërimi i tij po ngjall reagime, pasi për vite të tëra ai është shfaqur hapur si mbështetës dhe militant i Lëvizjes Vetëvendosje.
Në prag të zgjedhjeve të 14 shkurtit 2021, Muzliukaj kishte shpërndarë vazhdimisht postime në mbështetje të liderit të VV-së, Albin Kurtit, duke e quajtur këtë të fundit “Baba”.
Në një status të bërë në profilin e tij në Facebook, një ditë para zgjedhjeve, ai kishte shkruar:
“Babo faleminderit që ekziston! Po i prejna të dielen krejt deri në rrënjë! Naten e mirë e gjumin sheqer o 500 mijë zemrat e kuqe.”

Ndërsa në ditën e zgjedhjeve kishte shkruar: “BABA ja u kallxon vendin përherë dhe përgjithmonë!”
Ky reagim i tij kishte ardhur pasi Albin Kurti kishte etiketuar përfaqësuesit e opozitës si “hajvan”.
Pavarësisht këtyre deklarimeve të hapura politike, sot ai është emëruar në një prej pozicioneve më të larta në administratën publike, që kërkon pavarësi dhe paanshmëri institucionale.









