spot_img
spot_img
Saturday, February 7, 2026
spot_img
spot_img

“Babai yt gjykatës ka mbrojtur serbë”, Labi me akuza të rënda ndaj motrave, reagon Suanita

Një debat i ashpër dhe i tensionuar ka shpërthyer së fundmi në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 4 mes Labinot Rexhës dhe motrave Aurora dhe Suanita, duke e përshkallëzuar ndjeshëm situatën mes banorëve.

Përplasja ka nisur drejtpërdrejt mes Labinotit dhe Suanitës, pasi kjo e fundit e akuzoi këngëtarin se po e përdor fenë për interes personal dhe se, sipas saj, ai nuk ka lidhje të vërtetë me myslimanizmin. Kjo deklaratë duket se e ka irrituar tej mase Labin, i cili reagoi menjëherë.

Situata u tensionua edhe më shumë kur Labinoti pretendoi se Suanita e kishte sharë atë në gjuhën serbe. Ndaj kësaj akuze, Suanita reagoi me ironi, duke thënë: “Nuk e di, sepse nuk kam pasur ndonjëherë fëmijë në Serbi”, një deklaratë që u pa si aludim i drejtpërdrejtë ndaj thashethemeve që qarkullojnë jashtë shtëpisë se Labinoti ka një fëmijë jashtëmartesor me një shtetase serbe.

Në përpjekje për t’u mbrojtur, Labi sfidoi publikisht këto pretendime, duke thënë se është i gatshëm të japë një shpërblim të madh nëse dikush arrin ta vërtetojë këtë: “Nëse e provoni këtë gjë, jap 50 mijë euro”, u shpreh ai.

Por debati nuk u ndal me kaq. Labinoti kaloi kufijtë e debatit brenda shtëpisë, duke përmendur çështje nga jashtë dhe duke aluduar tërthorazi edhe për familjen e Suanitës, konkretisht për babanë e saj. “Kur të dal prej këtu kam me i nxjerr disa sende se si dikush i familjes tënde ka mbrojtur serb. Ti e din kush. Unë s’dua të luaj me familjen tënde, por do ta dëshmoj jashtë, se gjykatësin ti e din kush ka qenë dhe kënd e ka mbrojtur serb. Se unë di shumë për juve, por nuk foli”, deklaroi ai.

Kjo fjali shkaktoi reagim të menjëhershëm dhe shumë të ashpër nga Suanita, e cila shpërtheu ndaj tij: “Çka the gjykatësi? Çka the gjykatësi? Çka e përmende gjykatësin edhe Serbinë? Gjykatësin Vesel Rrustën çka e përmende dhe Serbinë çka përmende? E pate fjalën për babin tim. O i pafytyrë, babai im i ka shërbyer popullit 40 vjet”, tha ajo e revoltuar.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit