Babai ia vrau nënën para syve, ky është reagimi prekës i së bijës

Me një postim prekës në rrjetet sociale, vajza e 36-vjeçares shqiptare, Marjola Nakoleci që u vra brutalisht nga bashkëshorti i saj, Panteli Nakoleci në Volos, ka shprehur dhimbjen e madhe për humbjen e nënës së saj.

“U largove mami ime e dashur… Do më mungosh shumë. E di që na shikon nga lart, por ne të duam shumë unë, Dinosi, Bleta dhe Asimina.

Do jesh gjithmonë në jetën tonë.” shkroi vajza në përshkrimin e postimit, e pafuqishme të besojë se nuk do ta shohë më nënën e saj.

Autori i krimit, babai i fëmijëve, i cili e vrau nënën e tyre para syve të tyre, u arrestua këtë pasdite.

Vetëm pak muaj më parë, në qershor, ai kishte tentuar të vetëvritej dhe ishte shtruar në një klinikë psikiatrike.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit