spot_img
Friday, December 5, 2025
spot_img

Babai i Naim Murselit nuk paraqitet sërish në gjykatë- ishte ftuar si dëshmitar në dy seancat e fundit

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës para trupit gjykues sot u sollën tre të akuzuarit në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla.
Në këtë seancë parashihej që të paraqitej edhe babai i Naim Murselit, i cili është ftuar prej disa herë radhazi si dëshmitar.

Edhe sot Shaban Murseli ka zgjedhur që të mos paraqit para trupit gjykues.

Siç u tha në seancë, i njëjti nuk është gjetur në adresën që e kishte paraqitur më parë.

Ndërsa në deklarim e sipër, nipi i tij tha se Shaban Murseli gjendet në Suedi.

Në rastin e Liridona Ademaj kanë dëshmuar dëshmitarë okular, mjeku që bëri autopsinë, Naim Uka, eksperti Bujar Obertinca, ish-drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Shpend Haxhibeqiri, e të tjerë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit