spot_img
Monday, December 15, 2025
spot_img

Babai i Agon Zejnullahut e përqafonte djalin e vdekur: Ki me u çu

Vëllai i Agonit tregoi detaje rrënqethëse lidhur me momentin kur morën vesh lajmin për vëllain.

Albani deklaroi se më vëllain kishte qëndruar 2 orë para se të ndodhte rasti.

“Nuk kishte kaluar as dy orë që kisha qëndruar me të në shtëpi. Unë e njoh, ai nuk ka qenë i dehur. Diku ka qenë ora 10:00 ose pas 10:00 të dielën. Rasti ka ndodhur rreth orës 12:00, ndoshta 1:00 pas mesnate. Rreth orës 01:40 na njoftoi dikush nga stacioni policor. Na telefonuan dhe na thanë të shkonim në emergjencë, se qenka Agoni aty. Menduam se kishte ndodhur ndonjë aksident, sepse e pamë makinën në rrugë dhe e ndalëm.Hymë brenda, ishte plot me policë. Ata shmangeshin nga ne”, deklaroi ai.

Më tej ai tregoi për momentin kur me babain morën vesh lajmin për vdekjen e vëllait.

“Unë i njoh secilin prej tyre. Përshtypja ime ishte se kishte më shumë (se zakonisht), por nuk na folën, nuk patëm kontakt me ta.Një mik na tha se është te shtrati. Kur shkuam, e larguan perden e bardhë. Ia kishin vënë një çarçaf të bardhë mbi fytyrë. Babai e pyeti: ‘Pse ia keni mbuluar fytyrën, se po i zihet fryma?’ Më pas, kur mjekja tha që kishte ndërruar jetë, babai ra përtoke . Edhe unë. Nuk mundesha më ta tërhiqja babain. E përqafonte dhe i thoshte: ‘Ki me u çu”, deklaroi ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit