I papërsëritshmi!
Legjenda e boksit Aziz Salihu, fitues i medaljes së bronztë olimpike në vitin 1984, dje festoi 72 vjetorin e lindjes.
Në një ambient të bukur, ashtu si e do tradita shqiptare, legjenda e boksit festoi datëlindjen me familjarët e tij.
Salihu i dha shumë shtetit të Kosovës nw aspektin sportiv.
Ishe ndër të parët në vitet e 90-të që organizoi garat e boksit e kikc-boksit nën okupim në rezistencë ndaj regjimit serb. Shumë vite kryetar i klubit të boksit Prishtina.
Madhështore ishte dita e djeshme, ai vallëzonte nën tinguj e muzikës, duke krijuar atmosferë të bukur ashtu si di i madhi i boksit.
Ky organizim u bë në vendlindjen e tij, në Banullë të Lipjanit.









