Ruben Avxhiu, një nga gazetarët e njohur të shqiptarëve në Amerikë, ka publikuar një shkrim të gjatë në 20-vjetorin e vdekjes së Ibrahim Rugovës, ish-president historik i Kosovës.
Në shkrimin e tij, Avxhiu ka rrëfyer njohjen që Rugova e kishte me shqiptarët e Amerikës.
Avxhiu ka pasur fjalë të mëdha për ish-presidentin Rugova.
“Mes udhëheqësve e politikanëve të çartur, të Ballkanit të asaj kohe, Rugova ishte një frymë e re, një moment kthjellimi mes vorbullës së marrëzisë nacionaliste. Rugova ishte patriot i vendosur, jo më pak këmbëngulës në projektin e tij kombëtar, por komunikimi i tij dhe qendrimi ishte civil, modest, i shtruar.
Ishte thikë me dy presa. Historikisht i nënvleftësuar nga kundërshtarë e armiq, Rugova u dëshmua nga më të suksesshmit” – ka shkruar Avxhiu, ndër të tjera.








