spot_img
spot_img
Thursday, December 18, 2025
spot_img
spot_img

Avokatja ndan detaje tronditëse nga rasti i “foshnjës në lavatriçe”: Mamia ka qenë e obliguar ta vendos në frigorifer

Gjinekologu dhe mamia të akuzuar për rastin e “Foshnjës në lavatriçe” janë deklaruar të pafajshëm.

Avokatja Saranda Keqekolli-Sadiku, ka folur rreth këtij rasti.

“Është mbajtur shqyrtimi fillestar pas ngritjes së akuzës dhe të pandehurit sot janë deklaruar për fajësinë e tyre ku që të dy nuk e kanë pranuar fajësinë. Tash, sipas procedurave të ligjit, të njëjtit do ta ushtrojnë sipas udhëzimeve të gjykatës, kundërshtimin e akuzës dhe provave”, ka treguar Keqekolli-Sadiku.

“Mamia ka qenë e obliguar që frytin e sapolindur ta vendosë në frigoriferët ku vendosen placentat mirëpo një gjë e tillë nuk ka ndodhur, do të thotë, nuk është mbështjellë, nuk është sanu fryti në vendin siç është e paraparë me etikë dhe rregulloren, me protokollet e të ministrisë së Shëndetësisë për shkak të kësaj neglizhence kemi ardhë deri te ky rast”.

“Foshnja është marrë dhe bashkë me qarqaf është futur në lavatriçe dhe vetëm kur kanë ardhë me e marrë kufomën prindërit, familjarët, atëherë kur s’është gjetur askund fryti, kanë arritë me e gjetë në lavatriçe me qarqaf”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit