Avokatja e Ali Çekut reagon ndaj deklaratave të Doruntina Çekut

Doruntina Çeku ka reaguar publikisht, duke shprehur pakënaqësinë e saj për zvarritjen e procesit gjyqësor lidhur me padinë që ajo ka ngritur ndaj tre axhallarëve të saj,Ethem, Ali dhe Gani Çeku për çështje pronësore.

Në reagim ndaj deklaratave të saj, avokatja e Ali Çekut, Aurora Mulhaxha, ka bërë të ditur se ndaj Doruntina Çekut është dorëzuar një kallëzim penal.

Në njoftimin e saj, avokatja Mulhaxha thekson se ky veprim është ndërmarrë pas, siç thotë ajo, “një periudhe të gjatë dezinformatash të vazhdueshme të përhapura nga Doruntina Çeku”, të cilat, sipas saj, kanë pasur për qëllim dëmtimin e imazhit të klientit të saj.

Kallëzimi penal është paraqitur për veprat penale:

Pengim i veprimtarisë ekonomike, sipas nenit 291 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës;
dhe Shpërndarje e informatave të rreme, sipas nenit 390 të të njëjtit Kod.
Avokatja ka konfirmuar se Ali Çeku është paraqitur në cilësinë e palës së dëmtuar dhe se çështja tashmë ndodhet në duart e Prokurorisë kompetente, e cila pritet të ndërmarrë hapat e radhës.

Në fund Mulhaxha u ka bërë thirrje mediave që, për shkak të ndjeshmërisë së rastit, të verifikojnë me kujdes çdo informacion përpara publikimit, për të mos dëmtuar imazhin e, siç u shpreh ajo, “një afaristi të ndershëm dhe me integritet profesional, siç është z. Ali Çeku”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit