Avokati Ahmet Tahiri ka reaguar në rrjete sociale ndaj veprimit që bëri sot para Kuvendit të Kosovës, Arianit Koci.
Në reagimin e tij, Tahiri ironizoi shfaqjen publike të Kocit, duke thënë se veprime të tilla janë të zakonshme dhe nuk duhet të dramatizohen.
“Hoqi ca lesh. Flet si i përvuajtur thuajse nuk do të rritet prapë! Thuajse hoqi veshkën. Secili prej nesh qethemi. Pa zhurmë, pa shfaqje. Nuk u bë nami! Veç u çlirua vet nga leshi i tepërt në këtë vapë”.










