Avokati Ahmet Tahiri ka reaguar ndaj kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, duke vlerësuar se ai do të duhej të kishte dhënë dorëheqjen nëse interesin e partisë do ta vendoste mbi interesin personal.
Sipas Tahirit, një udhëheqës që synon ta mbrojë unitetin e partisë nuk pret të përballet me votëbesim apo shkarkim, por largohet vetë kur përballet me mungesë të besimit brenda strukturave.
“Po të ishte një udhëheqës që e vendos interesin e LDK-së mbi interesin personal, do ta kishte dhënë dorëheqjen vetë, pa pritur të përballej me votëbesim apo shkarkim”, ka shkruar ai.
Tahiri ka theksuar se edhe nëse Abdixhiku arrin ta kalojë votëbesimin, kjo, sipas tij, do të ishte “një fitore e Pirros”, pasi do të linte pas një parti të përçarë dhe një udhëheqje pa legjitimitet të plotë.









