Avokati shqiptar flet për ndikimin e Trump në dialogun Kosovë-Serbi, jep një paralajmërim të fuqishëm!

Zhvillimet e fundit në skenën politike amerikane kanë rikthyer në vëmendje ndikimin që një presidencë e mundshme e Donald Trump mund të ketë në marrëdhëniet ndërkombëtare.

Në këtë drejtim, Charles Kupchan, ekspert i njohur i politikës së jashtme dhe anëtar i Këshillit për Marrëdhënie me Jashtë në SHBA, ka paralajmëruar se dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mund të shndërrohet në një nga prioritetet e politikës së jashtme të Trump.

Një përfshirje më aktive e tij në këtë proces mund të sjellë qasje të reja, por edhe sfida të reja për stabilitetin në rajon.

E në lidhje me këte deklaratë te Kupchan dhe deklarimeve të fundit nga Trump, në një prononcim ka folur avokati shqiptar, Spartak Ngjela.

Avokati theksonë se marrëveshja nuk mund të përfundojë, sepse palët nuk kanë pranuar ende kushtet thelbësore.

Ai fajëson Serbinë si pengesën kryesore, duke e përshkruar si një shtet pushtues dhe me histori kriminale ndaj shqiptarëve.

“Nuk mund të ketë finalizim, sepse palët nuk heqin dorë nga ajo që nuk kanë pranuar deri tani.

Në funksion të historisë dhe të realitetit historik; pengesa është te Serbia.

Serbia është pushtuese kriminale e territoreve shqiptare. Dhe në thelbin e vet historik serbët janë vrasës të thjeshtë; sepse janë pushtues të territoreve shqiptare dhe vrasës të mëdhenj shqiptaresh”, u shpreh ai.

Tutje avokati pretendon se mentaliteti dhe doktrina serbe janë ndërtuar historikisht mbi një ide kriminale, sipas së cilës zhdukja e shqiptarëve shihet si e vetmja mënyrë që Serbia të ketë të ardhme në Evropë.

Ai e paraqet këtë si një bindje të thellë dhe të vazhdueshme brenda shoqërisë serbe.

“Po ta shohësh me një optikë profesionale të krimit dhe kriminalitetit serbët janë një shoqëri e cila është formuar në shekuj me idenë fikse kriminale në doktrinën e tyre.

Po nuk zhdukëm shqiptarët tërësisht, ne serbët nuk do të kemi të ardhme në Evropë”, përfundoi Ngjela.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit