Avokati Jashari: Gjykata Kushtetuese nuk gjeti shkelje nga Vjosa Osmani, por e shpalli dekretin pa efekt juridik

Avokati sqaron se Gjykata Kushtetuese e Kosovës nuk gjeti shkelje nga Vjosa Osmani, por e la dekretin pa efekt juridik.

Avokati Arbër Jashari ka dhënë një sqarim lidhur me vendimin e Gjykata Kushtetuese e Kosovës për afatin e zgjedhjes së presidentit, duke theksuar se Gjykata ka harmonizuar dy dispozita kushtetuese.

Sipas tij, Kushtetuesja ka pranuar se është e saktë që presidenti duhet të zgjidhet 30 ditë para përfundimit të mandatit (neni 86), por njëkohësisht edhe se procedura duhet të zgjasë deri në 60 ditë dhe në rast dështimi vendi shkon në zgjedhje (neni 82).

Megjithatë, “nyja” e problemit, sipas Jasharit, qëndron te fakti që Kuvendi i Kosovës duhet ta ketë mundësinë reale për t’i konsumuar këto 60 ditë.

Në këtë rast, duke qenë se Kuvendi është konstituuar më 11 shkurt, procedura ka nisur nga ajo datë dhe deri në ndërhyrjen e Gjykatës janë konsumuar vetëm 26 ditë, duke lënë edhe 34 ditë të mbetura për përfundimin e procesit.

Jashari ka theksuar gjithashtu se Gjykata nuk ka konstatuar shkelje të Kushtetutës nga ana e presidentes Vjosa Osmani, por vetëm ka vlerësuar se dekreti i saj për shpërndarjen e Kuvendit nuk prodhon efekt juridik në këtë fazë.

Ky interpretim, sipas tij, sqaron përfundimisht mënyrën se si duhet të zbatohen afatet kushtetuese në raste të ngjashme në të ardhmen.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit