Avokati i Thaçit pas dënimit: Ditë e errët për drejtësinë – i bën thirrje Parlamentit për Gjykatën Speciale

Avokati kryesor i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, Pierre-Richard Prosper, ka reaguar ashpër pas vendimit të Gjykatës Speciale, e cila e dënoi Thaçin me 25 vjet burgim.


Prosper e ka cilësuar vendimin si “shkelje të drejtësisë”, duke thënë se sipas tij rezultati i procesit ishte i paracaktuar.

“Sot dëshmuam një shkelje të drejtësisë. Është e qartë për mua se ky rezultat ishte i paracaktuar”, deklaroi Prosper.


Ai tha se gjatë procesit ishin dëgjuar dëshmi nga persona të përfshirë drejtpërdrejt në zhvillimet diplomatike dhe ushtarake gjatë luftës në Kosovë, duke përmendur gjeneralin Wesley Clark, Jamie Rubin dhe Chris Hill.

Sipas Prosperit, këta dëshmitarë kishin dhënë një pasqyrë tjetër për rolin e Thaçit gjatë luftës.

“Ne pamë gjeneralë dhe njerëz që ishin në terren. Ata e bënë të qartë se Thaçi nuk ishte në krye. Ajo që po shohim tani është një përpjekje për ta rishkruar historinë”, tha ai.


Avokati kritikoi edhe mënyrën se si, sipas tij, gjykata e ka trajtuar rolin e UÇK-së dhe marrëdhënien e saj me NATO-n.

“Ata po thonë se NATO, një partner i saj, qëllimisht u angazhua me një ndërmarrje kriminale”, deklaroi Prosper.


Ai tha se mbrojtja do ta vazhdojë betejën ligjore dhe se vendimi do të apelohet.

“Beteja do të vazhdojë. Do të apelojmë. Është një ditë e errët për drejtësinë ndërkombëtare”, tha Prosper.


Në deklaratën e tij, Prosper iu referua edhe Kuvendit të Kosovës, duke thënë se ai duhet ta shqyrtojë çështjen dhe se vetë do ta tërhiqte mbështetjen për këtë gjykatë.

“Parlamenti i Kosovës duhet ta shqyrtojë këtë. Unë do ta tërhiqja mbështetjen time për këtë gjykatë që nesër”, tha ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit