Avokati i familjes së të ndjerit Agon Zejnullahu, Asdren Hoxha, ka thënë se video e publikuar nga T7 do shërbejë si provë materiale.
Ai ka thënë se nuk beson që ka ndonjë instancë gjyqësore që mund ta interpretojë ndryshe këtë provë pos si vrasje nga pakujdesia.
“Nuk ka gjë më të pastër e të qartë që dëshmon veprimin e lidhjes kauzale mes veprimit dhe pasojës së shkaktuar. Nuk shoh asnjë instancë gjyqësore që mundet me interpretu ndryshe këtë veprim të zyrtarëve policorë që i konsumon elementet e veprës penale vrasje nga pakujdesia”, ka thënë ai.






