Kanë dal para gjykatës të arrestuarit e djeshëm në aksionin e madh anti-drogë të policisë së Kosovës bashkë me prokurorinë Speciale.
Në mesin e të arrestuarve është edhe Abedin Gjakova, i cili është arrestuar në Pejë.
Avokati mbrojtës i tij, Alban Arifi, tha para seancës se klienti i tij është plotësisht i pafajshëm pasi sipas tij nuk ka pas kontakte që tetë vite me grupin e të arrestuarve.
“Sigurisht që do të dal i pafajshëm sepse që 7 vite nuk ka asnjë kontakt me asnjërin e të dyshuarve dhe e them më bindje të plotë që është i pafajshëm”, tha avokati.










