spot_img
spot_img
Monday, December 22, 2025
spot_img
spot_img

Avokati Bajraktari i reagon kryetares së Speciales

Avokati Ardian Bajraktari i ka reaguar kryetares se Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova.

Bajraktari ka shkruar se procesi gjyqësor, ndaj ish krerëve të UÇK’së, pavarësisht ku mbahet, duhet me qenë i drejtë.

“Përgjegjësja, ndër më të mëdhatë për lejimin e stërkeqjes së procesit gjyqësor ndaj ish krerëve të UÇK-së, paska dhënë aludime të natyrës paragjykuese se çka do të ndodhte nëse ky proces do të zhvillohej në Kosovë. Zonjës së nderuar do bërë me dije se liria e tubimit është e garantuar dhe se transparenca e procesit gjyqësor është rregull, po ashtu barazia e palëve është ndër kushtet themelore për një proces të drejtë sipas ligjit, e këto parime nuk janë marrë në konsideratë, për çka e bëjnë përgjegjëse për lejimin e shkeljeve të shumta përgjatë pesë vjetëve të këtij procesi”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:


Procesi gjyqësor, pavarësisht ku mbahet, duhet me qenë i drejtë

Përgjegjësja, ndër më të mëdhatë për lejimin e stërkeqjes së procesit gjyqësor ndaj ish krerëve të UÇK-së, paska dhënë aludime të natyrës paragjykuese se çka do të ndodhte nëse ky proces do të zhvillohej në Kosovë.

Zonjës së nderuar do bërë me dije se liria e tubimit është e garantuar dhe se transparenca e procesit gjyqësor është rregull, po ashtu barazia e palëve është ndër kushtet themelore për një proces të drejtë sipas ligjit, e këto parime nuk janë marrë në konsideratë, për çka e bëjnë përgjegjëse për lejimin e shkeljeve të shumta përgjatë pesë vjetëve të këtij procesi.


Procesi gjyqësor, pavarësisht ku mbahet, duhet me qenë i drejtë.

Reagimet ndaj padrejtësive, janë thirrje për reflektim, janë thirrje për drejtësi!

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit