Avokatët e 3 serbëve të dënuar për Banjskën do të ankohen në Apel

Avokatët mbrojtës së tre serbëve të dënuar sot për sulmin e Banjskës kanë thënë se do ta apelojnë vendimin në Gjykatën e Apelit.


Avokati i Bllagoje Spasojeviqit, Lubomir Pantovic, ka thënë se Gjykata Themelore e Prishtinës nuk i ka rezistuar presionit të madh publik përgjatë këtyre tri viteve për të marrë vendim për dënim maksimal.

“Gjykata nuk i rezistoi presionit të madh publik trevjeçar për t’i dënuar të pandehurit me dënimin më të ashpër”, tha avokati i Spasojeviçit, Ljubomir Pantoviç.


Sipas avokatëve të Spasojevic e Tolic, “kualifikimi në aktakuzë ishte politik dhe se në këtë rast s’përmendet terrorizmi ose ndonjë përpjekje për shkëputjen e Veriut, meqë një gjë e tillë s’është e mundur të bëhet me 40 persona”, shkruan Kosovo Online.

Derisa avokatja mbrojtëse e Dushan Maksimovic, Jovana Filipovic, tha se ADN-ja dhe gjetjet e tjera ishin negative dhe treguan se klienti i saj nuk kishte qenë në kontakt me armën.

“Ky vendim shkel të gjitha procedurat ligjore dhe jam i sigurt se trupi gjykues i gjykatës së apelit do ta shqyrtojë vendimin më me kujdes dhe do të nxjerrë një vendim bazuar në ligj”, ka thënë Filipovic.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit