Në ditët kur dhimbja prek çdo pore të shpirtit, kur familjet shqiptare jashtë vendit përballen me humbjen e më të dashurve të tyre, ka një njeri që gjithmonë u gjendet pranë me zemër, përkushtim dhe profesionalizëm. Ai është Avni Elezi nga Vushtrria – njeriu që prej më shumë se dy dekadash ka shndërruar ndihmën ndaj mërgatës në një mision human.
Përmes kompanisë së tij Funerali.de, Avni Elezi dhe ekipi i tij janë bërë sinonim i besimit dhe respektit në mesin e mërgimtarëve shqiptarë në Gjermani, Zvicër, Austri e mbarë Evropë, duke ndihmuar me dinjitet e dashuri çdo familje që përballet me riatdhesimin e më të dashurve të tyre.
Shërbimet e Funerali.de përfshijnë:
Riatdhesimin e kufomave nga shtetet evropiane në Kosovë, Shqipëri, Maqedoninë e Veriut dhe Luginë;
Përgatitjen e dokumentacionit ligjor dhe administrativ në mënyrë të shpejtë dhe të sigurt;
Organizimin e ceremonive mortore sipas traditës dhe dëshirave të familjeve;
Si dhe shërbime shtesë humanitare, që e lehtësojnë barrën emocionale dhe praktike në momentet më të vështira.
Me mbi 20 vite përvojë pune, Funerali.de është bërë adresa e parë e besueshme për mërgatën shqiptare. Mijëra familje kanë gjetur ngushëllim dhe mbështetje përmes punës së ndershme, korrekte dhe njerëzore të Avni Elezit.

Por për Avniun, kjo nuk është thjesht punë. Është mision jetësor. Ai dhe ekipi i tij e dinë se çdo rast mbart një histori, një dhimbje, një familje që pret me mall. Prandaj çdo shërbim kryhet me kujdes, respekt dhe ndjeshmëri të thellë.
Nëpërmjet Funerali.de, mërgata shqiptare e ka më afër atdheun – edhe në çastet më të rënda.
Avni Elezi është dëshmia e gjallë se humanizmi nuk njeh kufij.
📞 Për më shumë informata dhe ndihmë:
Avni Elezi – Funerali.de
Tel: +49 174 100 6637







