spot_img
spot_img
Monday, December 22, 2025
spot_img
spot_img

Avioni në flakë, i mbijetuari në telefon – pamje të reja tronditëse nga rrëzimi i British Air India

Pamjet e reja mahnitëse tregojnë momentin kur i mbijetuari i vetëm i rrëzimit vdekjeprurës të Air India shihet duke u larguar, ku derisa flet në telefon, aeroplani vetëm se shpërthen pas tij.

Shtetasi britanik Viswash Kumar Ramesh, 40 vjeçar, ishte i mbijetuar i vetëm nga rrëzimi i së enjtes të fluturimit AI171 të Air India.

Tragjedia, një nga katastrofat më të mëdha të aviacionit këtë shekull, pa 241 persona në aeroplan, përfshirë pilotët dhe ekuipazhin, të vdisnin pasi aeroplani i nisur për në Gatëick dështoi vetëm disa sekonda pasi u ngrit nga Ahmedabad, India perëndimore, shkruan Daily Mail.

Dhjetëra të tjerë u vranë pasi aeroplani u rrëzua në një pjesë të dendur të qytetit, me mjekët që thanë dje se 270 trupa janë gjetur deri më tani.

Pamjet e reja tronditëse të marra jashtë kolegjit mjekësor ku u përplas aeroplani, treguan të mbijetuarin e vetëm duke u larguar me qetësi, ndërsa një zjarr shpërtheu vetëm disa metra pas tij.

Rameshi, i cili ishte në Indi me vëllain e tij për pjesën më të madhe të vitit dhe po kthehej në Londër, ku jeton familja e tij, u pa duke bredhur rrugëve ndërsa një re tymi e dendur e zezë ngrihej mbi të.

Vendasit në video u dëgjuan duke bërtitur dhe duke kërkuar shërbime emergjente.

Image

Foto nga vendngjarja

Një burrë me një çallmë ngjyrë bruz vrapoi drejt të mbijetuarit të hutuar dhe bërtiti: ‘Aeroplani fatyo che (aeroplani shpërtheu).’

Vishwash, i cili po trajtohej në Spitalin Civil në Ahmedabad, vetëm pak larg vendit ku avioni u përplas me ndërtesat, humbi tragjikisht vëllanë e tij Ajay në aksident.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit