Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Australi, ku një avion i vogël është rrëzuar në Queensland, duke lënë të vdekur dy persona.
Sipas autoriteteve lokale, aksidenti ndodhi pranë Aeroportit Oakey, në veri të Toowoomba-s. Avioni u përplas në një fushë pranë pistës së uljes, duke shkaktuar zjarr në vendngjarje.
Ekipet emergjente arritën shpejt në vendin e aksidentit dhe mjekët tentuan të shpëtonin dy pasagjerët, por të dy u shpallën të vdekur në vend.
Zjarri u shua nga tre ekipe të zjarrfikësve të Queensland. Ndërkohë, Byroja Australiane e Sigurisë së Transportit ka nisur hetimet për të zbuluar shkakun e rrëzimit.






