Avdyli vazhdon me shkrimet mallëngjyese: Mendoni pak edhe për jetimat, që mbetën jetima vetëm nga veprimet e Simiqave e Radojqiqave

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haxhi Avdyli, ka mbrojtur Nenad Rashiqin dhe ka goditur Listën Serbe pas moszgjedhjes së nënkryetarit nga radhët e pakicave serbe në Kuvendin e Kosovës.

Avdyli ka vazhduar serinë e shkrimeve mallëngjyese, ku ka pyetur pse kaq pak po duhet Kosova nga partitë e tjera politike.

“Tentimi i turpshëm i barazimit të Rashiqit me Simiqin e Srspkës, është një akt puro sabotimi që i bëhet integritetit, sovranitetit dhe ligjshmërisë në vendin tonë. Po, dytë janë Serb, me emër e mbiemër. Por njëri njeh Kosovën shtet , dhe ka punuar qe 20 vite si çdo pjesëtar i pakicës në institucionet tona dhe për shtetin tonë. E ata tjerët, a i njihni? Ju eksponent të opozitës, që po barazoni keta dy, ku keni jetuar deri tash pash zotin?”, ka shkruar ai.

“Nesër, kur të paloheni si LDK e të abstenoni si PDK, mendoni edhe për Enver Zymberin e Afrim Bunjakun.Mendoni pak edhe për jetimat, fëmijët e heronjve, që mbetën jetima, vetëm nga veprimet e Simiqave e Radojqiqave. Neser me heshtjen tuaj do ia zgjatni jetën sponzorve të vrasësve, dhe krahut politik të terroristeve në veri….”, vijon shkrimi i tij.

Rashiq nuk mori votat e duhura për t’u zgjedhur nënkryetar nga radhët e pakicës serbe në seancën konstituive të së martës.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img
- MARKETING - spot_img

Lajmet e Fundit