Avdullah Hoti po prin i pari në mesin e më të votuarve në LDK në Komunën e Rahovecit, nga 58,67 për qind e votave të procesuara nga QKN-ja në këtë komunë.
Hoti ka marrë 1,131 vota, duke u bërë kështu kandidati i preferuar i mbështetësve të LDK-së në Rahovec.
Pas tij renditet bartësja e listës së LDK-së, Vjosa Osmani, me 1,085 vota.
Ndërkaq kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka marrë 968 vota në këtë komunë, nga sa janë numëruar deri më tani.
Abdixhiku pasohet nga Hykmete Bajrami me 769 vota, Doarsa Kica Xhelili me 759 vota dhe Fahrie Hoti me 648 sosh.











