spot_img
Monday, December 15, 2025
spot_img

Ava Max vjen me një lajm aspak të mirë për fansat e saj: Ju premtoj që do ia vlejë pritja…

Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare, Ava Max, ka shpërndarë një mesazh të papritur për fansat e saj në Instagram, duke bërë të ditur se është detyruar të shtyjë turneun e saj muzikor.

Në një postim në InstaStory, artistja e hitit “Sweet but Psycho” tha se kjo ka qenë një nga vendimet më të vështira të karrierës së saj.

“Shtyrja e turneut është vendimi më i vështirë që kam marrë ndonjëherë, por kur performoj për ju, gjithçka duhet të jetë në një standard me të cilin ndihem e kënaqur dhe për momentin, nuk është ende aty ku dua”, shprehet Ava.

Duke u treguar e sinqertë për dashurinë që ka për skenën dhe përkushtimin ndaj fansave, ajo shtoi: “Të jem në skenë është gjëja ime e preferuar në botë. Për të sjellë një show që e meritoni të gjithë, më duhet pak më shumë kohë. Ju premtoj që do ia vlejë pritja”.

Në fund të mesazhit, këngëtarja e mbylli me një premtim për fansat: “Ju dua të gjithëve dhe mezi pres t’ju shoh. Së shpejti, ju premtoj!”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit