spot_img
spot_img
Sunday, February 8, 2026
spot_img
spot_img

AUV sërish gjen toksinë në produktet e qumështit për fëmijët, këto lloje të APTAMIL largohen nga tregu

gjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës (AUV) ka njoftuar për tërheqjen urgjente nga tregu të disa produkteve ushqimore për foshnje të markës APTAMIL, për shkak të pranisë së toksinës Cereulide, e cila paraqet rrezik serioz për shëndetin.


Sipas AUV-së, njoftimi është pranuar përmes Sistemit të Alarmimit të Shpejtë për Ushqim dhe Ushqim për Kafshë (RASFF) dhe përfshin produkte të qumështit formulë për foshnje të prodhuara në Gjermani, Holandë dhe Irlandë.


Njoftimet zyrtare të RASFF-it janë:


Nr. 2026.0663, për produkte të prodhuara në Gjermani,
Nr. 2026.1018, për produkte të prodhuara në Holandë,
Nr. 2026.1017, për formula për foshnje dhe formula për qëllime mjekësore të prodhuara në Irlandë.
Për shkak të nivelit të lartë të rrezikut, AU ka nisur masat e menjëhershme për tërheqjen e këtyre produkteve nga tregu i Kosovës.

AUV u ka bërë thirrje të gjitha bizneseve që të ndërpresin menjëherë shitjen e produkteve të përfshira, ndërsa konsumatorëve u rekomandon që të mos i përdorin këto produkte dhe t’i kthejnë ato në pikat ku janë blerë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit