Autoservisi “Maxhuni” në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë është përfshirë nga zjarri ditën e diel.
GazetaKosova.net ka publikuar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet se flakët kanë përfshirë një pjesë të konsiderueshme të hapësirës së autoservisit.
Thuajse të gjitha veturat e parkuara në hapësirën e autoservisit janë përfshirë nga flakët.
Në vendngjarje janë parë zjarrfikësit.










