Autoritetet amerikane kanë identifikuar 31-vjeçarin Cole Tomas Allen nga Kalifornia si të dyshuarin për incidentin me të shtëna gjatë Darkës së Shoqatës së Korrespondentëve në Uashington.
Sipas të dhënave publike, ai është i diplomuar në inxhinieri mekanike në Institutin e Teknologjisë të Kalifornisë dhe ka përfunduar master në shkenca kompjuterike në Universitetin Shtetëror të Kalifornisë – Dominguez Hills.
Raportohet se ai ka punuar si mësues me kohë të pjesshme dhe në zhvillim të videolojërave, ndërsa autoritetet ende nuk kanë bërë të ditur motivin e incidentit.









