spot_img
Saturday, December 6, 2025
spot_img

Austria po kërkon punëtorë: Paga 2,200 euro, akomodim dhe ushqim falas

Partia Demokratike e Kosovës ka njoftuar se do të dorëzojë ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa lidhur me dyshimet për manipulim të votave në Mitrovicë.

Betim Gjoshi, sekretar organizativ i PDK-së, në një postim në Facebook ka shkruar se vota është e shenjtë dhe se partia e tij është e vendosur ta mbrojë integritetin e zgjedhjeve.

“Sot, në mbrojtje të vullnetit të qytetarëve të Mitrovicës, Partia Demokratike e Kosovës do të dorëzojë brenda afatit ligjor ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa. Vota është e shenjtë në demokraci dhe PDK është e vendosur për të mbrojtur integritetin e zgjedhjeve”, ka shkruar Gjoshi në profilin e tij në Facebook.

Të hënën në mbrëmje është ndërprerë procesi i numërimit në Mitrovicë për shkak të dyshimeve se ka pasur manipulim të votave, pasi janë hasur fletëvotime me numra të ndryshëm serik.

Komisionerët e PDK-së në Mitrovicë dhe ata të Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk kanë pranuar të rikthehen në sallën e numërimit, duke deklaruar se nuk pranojnë ta shkelin ligjin.

Për këtë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dalë me qëndrim zyrtar, duke deklaruar se ka ndodhur një gabim teknik nga kompania që ka shtypur fletëvotimet. Tutje është shtuar se kompania do të dalë me një sqarim lidhur me rastin. Sipas KQZ-së, fletëvotime me gabime të ngjashme ka pasur edhe në Gjakovë.

Ndërkaq, në një njoftim vonë të hënën, Prokuroria ka njoftuar se ka urdhëruar ndërprerjen e përkohshme të numërimit, deri në sqarimin e situatës nga kompania përgjegjëse.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit