spot_img
Thursday, December 18, 2025
spot_img

Australianja thyen rekordin botëror me 7,079 ngjitje për 24 orë

Olivia Vinson, një grua 34-vjeçare nga Australia, ka thyer rekordin botëror për numrin më të madh të ngjitjeve (pull-ups) të kryera nga një grua brenda 24 orëve, duke arritur plot 7079 ngjitje.

Kjo shifër e jashtëzakonshme është pothuajse dyfishi i rekordit të mëparshëm, i vendosur në vitin 2021 nga Paula Gorlo me 4081 ngjitje.

Pas një periudhe trajnimi tre mujore, Vinson u detyrua ta ndërpresë përkohësisht përgatitjen për shkak të një dëmtimi në tendonin e bishtit.

Por pas rikuperimit, ajo u rikthye dhe arriti të realizojë një mesatare prej pesë ngjitjesh në minutë, për 24 orë rresht.

Vinson u shpreh se kjo arritje i ka hapur një perspektivë të re mbi kufijtë personalë dhe fuqinë e vullnetit njerëzor.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit